• Lajme kombëtare

Qetësohet situata me zjarret, asnjë vatër aktive në Shqipëri

Gjirokastra 28 Gusht 2023

Në Shqipëri nuk raportohet asnjë vatër aktive zjarri pas një fundjave kritike në disa zona të fundit.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, raportoi se shtatë vatra zjarri që përfshinë të dielën zona të ndryshme të vendit, janë shuar plotësisht.

Situata raportohet e qetë në fshatin Krastë, në bashkinë e Krujës, si edhe në Elbasan, ku prej së premtes shpërthyen flakët në landfillin e qytetit.

Puna intensive dhe angazhimi maksimal bëri të mundur shuarjen përfundimtare të flakëve edhe në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në Elbasan. Situata po monitorohet nga forcat e zjarrfikëses së bashkisë së këtij qyteti,” njoftoi ministri Peleshi.

Temperaturat në Shqipëri kanë qenë të larta dhe moti i thatë e ndihmuan përhapjen e zjarreve gjatë muajit gusht, ndërkohë të gjithë strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor dhe qendror mbeten në gatishmëri të plotë.