• Lajme kombëtare

Qëllohet me armë ndaj ambienteve të Top-Channel, vritet roja i sigurisë

Ledja Fili 27 Mars 2023

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë ndaj ambienteve të Top-Channel, në Mëzes. Ngjarja ndodhi pak pas mesnate, ku është qëlluar me breshëri në drejtim të ambienteve të Top-Channel dhe për pasojë është vrarë roja i sigurisë.

Teksa ende nuk dihet shkaku i ngjarjes, policia bën me dije se ka humbur jetën 60-vjeçari Pal Kola, punonjës i një shoqërie për ruajtjen e objekteve fizike. Sakaq, është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).”, njofton Policia.