Nata e pestë e Festivalit Folklorik Kombëtar, i cili vijon të mbahet në skenën madhështore të kalasë së Gjirokastrës, solli të tjera emocione për publikun artëdashës gjirokastrit por jo vetëm, pasi ky qytet ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë nëpër botë, por edhe shumë vizitorë të huaj. Nën moderimin e Eneida Tarifës, të parët që u ngjiteën në skenë me interpretimet e tyre ishin artistët popullorë të qarkut të Fierit. Me një program të larmishëm, me materialet e paraqitura nga grupet pjesmarrëse nga 6 bashkitë e këtij qarku, artistët sollën në skenë një pasuri vlerash të trashëgimisë folklorike me këngët, vallet, meloditë me fyell apo ato vajtuese. Drejtuesi artistic i grupit, muzikanti Robert Hoxha shprehet se paraqitja e e artistëve në skenë është dinjitoze.
Disa nga materialet me të spikatura në programin e qarkut të fierit ishin këngët, “Sylarmë të kam sevda”, “Kallogre nusja ka mbetur”, “Ngri këmbën e kalo Gardh”, një këngë erotike kjo e interpretuar Guri Rrokaj, pjesë e Grupit “Gjergj Arjaniti” nga Mallakastra, i cili kthehet në skenën e Kalasë së Gjirokastrës për herë të nëntë.
Nuk kishte si ti mungonte ëtij festivali, grupi “Çam” dhe interpretimi i artistit Shaban Zenelit, i cili ka bërë të mundur që polifonia labe të dëgjohet edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, apo 8-vjecari Muharrem Mezani, i cili ngjitet në skenën e kalasë që nga viti 1987, ku dhe është nderuar me çmim të parë. Të dy së bashku sollën këngën “Gush e Zonjës rreth e rreth”
Paraqitjes dinjotoze të qarkut të fierit, në këtë festival nuk i munguan dhe shumë performanca të tjera nga artistët si vallet e grupit të vajzave, me artistet e reja, të cilat janë dhe shpresa për trashëgimin e kësaj pasurie folklorike në breza, apo vallja dyshe e burrave, tingujt e kabasë, fustanellët muzeqare e shumë të interpretime të tjera.