Departamenti për Kufirin dhe Migracionin në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Ministria e Brendshme dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM) kanë inaguruar në Qafë Botë , Qendrën e Regjistrimit dhe Strehimit të Përkohshëm për Migrantërt e parregullt.Drejtori i Departamentit për kufirin dhe migracionin në DPPSH Saimir Boshnjaku shprehu mirënjohje dhe vlersim për gjithë grupin e ekspertëve të angazhuar për vitalizimin e kësaj qendre.
Ndërkaq drejtuesja e zyres së IOM-it në Shqipëri Alma Jani falenderoj Policinë e Shtetit dhe ministrinë e Brendshme për këtë investim madhorë.
Kjo qendër do ketë kapacitet për të strehuar 60 persona dhe ka hapsira të dedikuara për regjistrimin e migrantëve,hapsira të veçanta për intervistimin e shtetasve në vunerabilitet , hapsira miqësore për fëmijët, klinikë ambulante dhe hapsira të dedikuara për të siguruar kushtet e duhura higjeno-sanitare.