• Gjirokastër

Punime në mozaik / Myrtaj: 8 vite që realizon punime me gurë.

Gjirokastra 20 Prill 2023

Kela Myrtaj e nisi si pasion këtu e 8 vite më parë punimin e mozaikëve me gurë natyralë, por tashmë është bërë pjesë e pandashme e saj. Frymëzimin e gjenë te arkitektura e qytetit të Gjirokastrës. Mozaikët e saj pasqyrojnë kalanë e Argjiros ,pazarin dhe shtëpitë karakteristike të qytetit të gurtë. Mjaftojnë një sasi guresh , një dërrase, kollë për ngjitjen e gurëve dhe   mjetet e punes për ti dhënë jetë panoramave  shumë të pëlqyer  nga vendasit dhe të huajt. Të shesësh një copëz Gjirokaste nuk është e lehtë për Kelen pasi në të ka dhënë shumë mund dhe dashuri, këtë e ndjeu edhe në 2019 ku fitoj çmimin e parë të panairit ndër ballkanik dhe më pas ju desh ta shiste atë punim. Myrtaj ka shumë plane për të ardhmen, dëshira e saj më e madhe është që punimet e artizanëve të kenë një qendër ku të pasqyrohen dhe pse jo dhe të futen në lëndët mesimore.

Gazetare : Leonida Koçiu