• Gjirokastër

Punësimi i të rinjve / Kristina, gjimnazistia që ka zgjedhur të punoj gjatë sezonit të verës

Gjirokastra 10 Korrik 2023

Kristina Bajaj, gjimnazistia e vitit të 2-të në shkollën “Siri Shapllo”, ka zgjedhur që këtë sezon vere të punoj dhe të siguroj të ardhurat ekonomike për të dhe familjen. Ajo tregon që sapo i erdhi oferta e punës nga ish mësuesja e saj, si shitëse, në dyqanin e glikove dhe likereve, e pranoj pa hezitim. Entuziazmi për punën i dallohet qartazi Kristinës. Përveç pasionit ajo merr kënaqesi kur turistët dhe vendasit e preferojnë shumë jo vetëm për ta konsumuar, por edhe për t’ua dërguar të afërmve dhe miqëve një vazo me gliko, apo nje shishe me liker ,raki e pije të tjera tradicionale. Kristina është një ndër të rinjt e shumtë që po shohin punësimin sezonal si një mundësi e mirë jo vetëm për të siguruar të ardhura por edhe për të përfituar eksperienca të ndryshme pune.