• Sport

PSG zyrtarizon mbrojtësin Milan Skriniar

Gjirokastra 06 Korrik 2023

Paris Saint-Germain ka njoftuar nënshkrimin e Milan Skriniar në kanalet e tij zyrtare. Ish-mbrojtësi sllovak i Interit ka nënshkruar deri më 30 qershor 2028, duke u prezantuar me këto fjalë: “Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të mrekullueshëm. PSG është një nga klubet më të forta në botë me lojtarë të klasit botëror dhe tifozë fantastikë”. Ai do të drejtohet nga një i njohur i vjetër i futbollit italian: ish-Roma, Luis Enrique.

Njoftimi zyrtar nga PSG

“Paris Saint-Germain është i lumtur të njoftojë nënshkrimin e Milan Škriniar për pesë sezonet e ardhshme. Mbrojtësi sllovak ka firmosur me klubin deri më 30 qershor 2028”.