• Gjirokastër

Promovohet libri “Legjenda e Kroit të Gjonit” i autorit Iljaz Bobaj

Gjirokastra 16 Tetor 2023

U zhvillua promovimi i librit Legjenda e Kroit të Gjonit i shkruar nga autori Iljaz Bobaj.Ky aktivitet u organizua në vendlindjen e autorit Bobaj në fshatin Lazarat në praninë e shumë pjesmarrësve,bashkëfshatarëve dhe personaliteteve të njohur të artit dhe letërsisë.Në fjalën e tij për mikrofonin e televizionit tonë Bobaj shprehet lidhur me impaktin dhe mesazhin që do përcjellë ky libër tek lexuesit. Ai ndërkaq shprehet se ky libër përmban fakte,legjenda dhe histori lidhur me vendlindjen e tij Lazaratin.
Libri “Legjenda e Kroit të Gjonit” është i 35-i për shkrimtarin Iljaz Bobaj.