“Kur bota ish në gjumë”, është libri që u promovua në qytetin e gurtë. Në faqet e këtij libri vjen krijimtaria poetike e dy poeteve Vilson Blloshmi e Genc Leka, të cilëve ua mori jetën regjimi i asaj kohe. Ky botim vjen nga studiuesi dhe botuesi Bardh Musai, i cili çeli dhe ceremoninë duke folur për veçoritë e këtij libri, I cili është pajisur me shpjegime të poezise ,që e ndihmojnë lexuesin për ta kuptuar mire poezine.
Vilsoni dhe Genci ishin dy mësues, dy poete me sensibilitet të lartë ndaj realitetit, që i rrethonte, por ata ishin të ndryshëm për nga mënyra e të krijuarit. Ishte mesuesja e letërsise Vojsava Xha ,që solli një paraqitje krahasuese të dy poetëve.
Opinione rreth krijimtarisë letrare të Blloshmit e Lekes erdhën edhe nga shkrimtarë e pedagogë të universitetit Eqrem Cabej.
Zonja Enerieta Blloshmi ,vajza e poetit që ndau me të pranishmit atë që nuk e gjen dot në libra, por në shpirtin e saj, mes emocionesh, ndau me të pranishmit përjetimet e së shkuarës, kalvarin e vështirësive si pasojë kësaj të shkuare.
Vilsoni Blloshmi lindi në Bërzeshtë të Librazhdit. Pas përfundimit të shkollës, kthehet në fshatin e tij të lindjes, ku do të merrej me bujqësi e punë në minierë. Pasioni e shtynte të përkthente dhe shkruante poezi, por shtypi dhe shtëpitë botuese të kohës ia mbyllnin dyert për “biografi të keqe”. Regjimi i kish vënë damkën e kulakut.
Katër muaj para se ta fusnin në burg, letërkëmbimi, ditarët, poezitë dhe përkthimet e Vilson Blloshmit u sekuestruan nga policia. Shteti që e kishte ndaluar të merrej me letërsi, papritur po interesohej posaçërisht për këtë krijimtari letrare të shkruar në fshehtësi dhe të kyçur nëpër sëndukë.
Genc Leka, po ashtu lindi në Bërzeshtë. Që në bankat e shkollës e përndoqën spiunët dhe agjentët e shërbimit të Sigurimit. Netëve, kur nuk e zinte gjumi, mblidhej në aneksin, ku ishte dhe një sënduk me libra dhe përkulej mbi shkrimet e tij. Lexonte e dëgjonte Moxartin, Shubertin. Proza lirike e Paustovskit me personazhet e tij, me tipa pak rebelë, të lënë mënjanë nga shoqëria, i pëlqenin.
Poetët u arrestuan në fund të gushtit 1976 dhe u pushkatuan në korrik të vitit 1977, me një akuzë të stisur e të rreme: Sabotim në ekonominë bujqësore të fshatit, agjitacion e propagandë
Pas vitit 1991 u provua me dokumente që Vilson Blloshmi dhe Genc Leka nuk kishin kryer asnjë krim, sabotim a propagandë, andaj u shpallën zyrtarisht martirë.
