• Gjirokastër

Projekti për rehabilitimin e kanalit kullues të Aznakut, në Gjirokastër

Gjirokastra 13 Dhjetor 2023

Rreth 1000 mijë ha tokë bujqësore pritet të shpëtojnë nga përmbytjet gjatë stinës së dimrit në njësitë administrative Antigone dhe Lunxheri, në Gjirokastër falë zbatimit të projektit për rehabilitimin e kanalit kullues të Aznakut. Sipas përgjegjsit të sektorit të ujitjes dhe kullimit, Spiro Diamanti rehabilitimi i këtij kanali do ti japë zgjidhje dhe promblemeve të tjera të mbartura në vite. Projekti do të nisë zbatimin në vitin 2024 në bashkpunim edhe me drejtorine e bordit të kullimit, Fier

Rehabilitimi i kanalit kryesor kullues K7, i njohur ndryshe edhe si kanali i Aznakut do të shpëtonte nga përmbytja mbi 1000 mijë hektarë tokë bujqësore në njësitë administrative të Antigonesë dhe asaj të Lunxherisë. Spiro Diamanti , përgjegjës i sektorit të ujitjes dhe kullimit në Gjirokastër shprehet se ndërhyrja  nga ana e tyre është pamundur për shkak të mos disponimit të mjeteve të duhura, ndaj dhe është pregatitur një projekt në bashkpunim me drejtorinë rajonale të bordit të kullimit të Fierit

Ndërhyrja e cila do të realizohet në 7. 7 km në kanalin kryesor kullues K7, përveçse do të shpëtojë nga përmbytja qindra ha tokë bujqësore do të zgjidhe dhe probleme të tjera të mbartura ndër vite sic është edhe përmbytja e rrugës që lidh qytetin e gjirokastrës me njësinë administrative Lunxhëri

Sipas z. Diamanti zbatimi projekti do të nisë në vitin e 2024 dhe investimi do të jete nga drejtoria e bordit të kullimit Fier.