• Lajme kombëtare

Programi “Aktivisti”/ Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja: Duhen ndryshime në ligjin për Nëpunësin Civil

Gjirokastra 09 Shkurt 2023

Pas përplasjeve politike për aplikacioni “Aktivisti”, deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja ka kërkuar ndryshime në ligjin për Nëpunësin Civil.

Duke folur nga Kryesia e Kuvendit, Gështenja propozimet synojnë që të ndalojnë tentativat e qeverisë për të shantazhuar nëpunësit publikë.

 “Këto propozime vijnë pas nje pune tre mujore ne konsultim me eksperte te fushes, me punonjes te administrates publike si dhe me te gjithe faktoret dhe aktoret qe impaktohen nga ky projektligj. Propozimet synojnë të ndalojnë ligjërisht çdo mundësi,cdo tentativë të qeverisë apo të çdo strukture partiake, të detyrojnë punonjësit dhe nëpunësit publikë të shantazhohen për qëllime politike. Keto dite në media është denoncuar skandali i platformës Aktiv1sti, ku më shumë se 70 mijë qytetarë, janë detyruar të regjistrohen dhe të përdoren vetëm për synime politike. Siç është bërë e ditur, shumica e tyre, janë punonjës të administratës, të cilëve u kërkohet që të jenë aktivë politikisht në këtë platformë. Skandali nuk ka të bëjë vetëm me faktin se administrata po përdoret për të dhënë një imazh të rremë të mbështetjes politike ndaj qeverisë, por edhe me faktin, se permes këtij aplikacioni, të gjithë pperdoruesit humbasin privatesine,  kontrollohen dhe monitorohen deri në dhënien e votës me detyrim për Partinë Socialiste”, është shprehur Gështenja.