Si të mos mjaftonin përmbytjet dhe rrëshqitjet masive të dheut në Slloveni, një tjetër problem është krijuar tashmë.
Mjetet e pashpërthyera po i shtojnë problemet përpjekjeve masive te pastrimit pas përmbytjeve shkatërruese dhe rrëshqitjeve të dheut.
Mjetet kanë mbetur të pashpërthyera që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Ne kemi gjetur mina antitank, granata dore dhe mjete artilerie,” tha Darko Zonic, komandant i Njësisë së Mjeteve të Pashpërthyera të Sllovenisë.
Ai shtoi se njësia e tij ka hequr 7 tonë bomba në 400 ndërhyrje që nga fillimi i vitit.
“Shumë nga këto municione dolën në sipërfaqe gjatë stuhive të fundit,” deklaroi Zonic.