Aksi rrugor Kardhiq – Delvinë këto ditë po kalohet nga mijëra automjete me pushues që shkojnë drejt plazheve të detit Jon. Por kalimi i tufave të bagëtive në këtë aks është kthyer në një rrezik të madh aksidentesh. Mentor Miho çobani nga Taronina përshkon çdo ditë sëbashku me kopenë e bagëtive rrugën ku kalojnë mijëra automjete. Ai thotë se ndihet i rrezikuar por nuk i shmanget dot këtij itinerari.
Specialistë të Autoritetit Rrugor në Gjirokastër shohin të udhës që në këtë situatë duhen patjetër nën kalimet.
Gjatë kësaj periudhe nga shtegëtimi i bagëtive në rrugë janë shkaktuar dy aksidente, fatmirësisht pa humbje jete por me dëme të konsiderueshme.
Policia rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të jënë të kujdesshëm të zbatojnë ligjin në mënyrë që të shmangin aksidentet dhe incidentet.