Çdo ditë, në 7 ditë të javës, në RTSH 2 do të transmetohen edicione informative me fokus lokal, në orën 12.00 dhe në orën 17.00.
”Shqipëria 360 gradë” për të sjellë tek shikuesit e publiku, realitetin e prekshëm të çdo qyteti e fshati të vendit tonë, në ekranin e tyre të madh atë të Radio Televizionit Shqiptar
Për katër javë Akademia e RTSH-së udhëtoi në çdo Qendër Vendore Audiovizive të RTSH-së, duke nisur nga Gjirokastra, Kukësi, Shkodra e në fund Korça për të trajnuar stafet përkatëse me qëllim unifikimin e standarteve profesionale të medias publike.
Katër qendrat audiovizive, Korçë, Gjirokastër, Shkodër e Kukës, por jo vetëm kaq, edhe i gjithë stafi i korrespondentëve të RTSH-së të shpërndarë në çdo cep të vendit, do të sjellin që prej të mërkurës, edicionet më të reja informative “Shqipëria 360 gradë”, cdo ditë në orën 12.00 dhe në orën 17.00 në RTSH 2.