Prej afro 7 dekadash profesioni i 82 vjeçarit Petrit Kuçllari është ai i këpucarit.
Edhe pse në moshë të thyer, ai e dashuron profesionin e tij, dhe e bën me të njëjtin pasion si atëherë kur e nisi kur ishte vetëm 14 vjeç. Në punishten e tij, Petriti na njeh me historinë e jetës.
Me gjithë vitet e shumta të punës dhe lodhjen, sërish ai nuk është shkëputur asnjëherë nga ky zanat.
Mosha e thyer e bën të që mos ketë të njëjtin rendiment në punë, por për Petritin, kjo punë është vetë qetësia. Ai gjatë rrëfimit shprehet se për punimin e këpucëve i merr kohë 15 ditë dhe pjesa më e vështirë e punës është pjesa e montimit.
I apasionuar pas punës që ushtron, Petriti ka një thirrje për të rinjtë, edhe pse shton se kjo punë nuk të pasuron, por të sjell të ardhura.
- Gjirokastër
Prej 7 dekadash ushtron zanatin e këpucarit.82 vjeçari Petrit Kuçllari rrëfen historinë e jetës.

Gjirokastër
Më shumë
- Gjirokastër
Lugina e Drinos dhe Trashëgimia Religjoze / Bukuria që “fshihet” në Dr...

- Gjirokastër
Projekti për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni në brigjet e Dr...

- Gjirokastër
Shkolla gjuhësore “Pandeli Sotiri” këtë vit mësimor ka pri...

- Gjirokastër