• Lajme kombëtare

PPE rezolutë për “Belerin”/ Reagon Rama: Çështje e gjykatave, SPAK mbështetet nga SHBA dhe BE

Gjirokastra 05 Shtator 2023

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj qëndrimit të Partive Popullore Evropiane mbi çështjen “Beleri”.

Duke iu referuar deklaratës së Partisë Popullore Europiane se nuk po respektohet ligji për minoritetet, Rama shkruan se SPAK mbështetet pikërisht nga vetë BE-ja për të hetuar zyrtarët e nivelit të lartë.

Rama shkruan “do të ishte vërtet tronditëse nëse Partia e madhe Popullore Europiane do të miratonte një rezolutë të titulluar “Sundimi i Ligjit” për të kërkuar një rezultat ndryshe nga ai që vendosën Prokurori Special kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykatat Speciale me të njëjtin emër.”

Interesante! “U bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare”… Një thirrje pa specifikuar autoritetet dhe, me siguri, pa u informuar se problemi në këtë rast nuk është rezultati i zgjedhjeve, por rezultati i gjykatave, të cilat tashmë e kanë refuzuar një kërkesë të tillë.

Përdora “me siguri” sepse do të ishte vërtet tronditëse nëse Partia e madhe Popullore Europiane do të miratonte një rezolutë të titulluar “Sundimi i Ligjit” për të kërkuar një rezultat ndryshe nga ai që vendosën Prokurori Special kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykatat Speciale me të njëjtin emër. Këto institucione u krijuan me mbështetjen e plotë të BE-së dhe SHBA-së dhe ndihmohen nga afër nga SHBA-ja dhe BE-ja në punën e tyre mbresëlënëse kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan Rama në Twitter. 

Ai thekson gjithashtu se qeveria shqiptare është e gatshme “t’i ofrojmë lidershipit shumë të respektuar të PPE-së informacion për këtë çështje në çdo format dhe në çdo kohë. Pa dyshim që të gjitha autoritetet shqiptare e mirëpresin mbështetjen e vazhdueshme të PPE-së, si një zë i fortë i Europës sonë gjatë kësaj faze historike ndryshimi për vendin tonë. Së fundi, rastet e bujshme po hetohen tërësisht, pavarësisht përkatësive politike dhe duke sinjalizuar fundin e një epoke të gjatë pandëshkueshmërie.