Ndeshja e parë e Grupit E mes Çekisë dhe Polonisë përfunduar me shifrat 3-1 ka përzier kartat e grupit ku bën pjesë Shqipëria. Për të gjithë ata që konsideronin Poloninë favorite, fitorja e çekëve ka ndryshuar qartësitë në lidhje me ecurinë e një grupi shumë te ekuilibruar. Ditën e hënë Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë në Varshavë. Sa i përket formacionit kundërshtar, Fernando Santos do të rreshtojë një skuadër me skemën 4-4-2. Ndryshimet më të mëdha janë në repartin e mbrojtjes. Jakub Kiëior zhgënjeu në ndeshjen e parë dhe Paëel Davidoviç do të jetë në qendër.

Në krahun e djathtë, Matty Cash i dëmtuar do të zëvendësohet nga Frankowski, ndërsa në të majtën nga Przemysław Frankowski, i cili luajti në krah në Pragë. Në krahun e majtë do të shohim Tymoteusz Puhaç. Linnety dhe Zielinski do të ruajnë ekulibrat në mesfushë, ndërsa nga krahët do të jenë Skorash dhe Kominski. Robert Lewandowski ka vendin e tij të padiskutueshëm në sulm. Megjithatë, sulmuesi i Barcelonës të hënën në mbrëmje do të ndihmohet nga një snajper i dytë si Karol Swiderski. E.Ç.