Në muajin mars, Shqipëria nis kualifikueset për në Europianin e vitit 2024 që do të zhvillohet në Gjermani. Kuqezinjtë janë pjesë e Grupit E së bashku me Poloninë, Republikën Çeke, Moldavinë dhe Ishujt Faroe.
Sfida e parë për Shqipërinë është ajo e datës 27 mars në transfertë ndaj Polonisë, me këta të fundit që ndeshjen e parë zyrtare do e zhvillojnë përballë Republikës Çeke më datë 24. Fernando Santos, trajneri i sapoemëruar në pankinën e Polonisë, do të përballet me shumë mungesa. Jan Bednarek u zëvendësua në minutën e 28-të për shkak të një përplasjeje me Christian Romeron.
Mbrojtësi i Southampton ndjeju dhimbje në brinjë, futbollisti 26-vjeçar ka udhëtuar në Poloni ku i është nënshtruar një sërë testesh. Stafi mjekësor do të monitorojë gjendjen e lojtarit për të parë nëse do të jetë gati për takimin ndaj Çekisë, nëse nuk ia del, te Polonia shpresojnë që të jetë gati për ndeshjen ndaj Shqipërisë.
Kamil Piatkowski është një tjetër emër që pritet të mungojë ndaj Cekisë. 22-vjecari po bën mirë në kampionatin belg me skuadrën e Gent. Në takimin e fundit ndaj Eupen, mbrojtësi u zëvendëusa në minutën e 69-të. Sipas mediave belge, lojtari ka pësuar një dëmtim në pulpë, dhe prania e tij në dy ndeshjet e marsit me Poloninë mbeten në pikëpytje.