Në Gjirokastër rritja e numrit të automjeteve shkakton dukshëm edhe trafikun e rënduar sidomos në afërsi të shkollave, kopshteve dhe çerdheve. Policia rrugore dhe jo vetëm , janë përqëndruar në pikat kyçe brenda qytetit për të monitoruar situatën në oraret e pikut të trafikut, ku përparsi u jepet këmbësorëve.
Këshillimet dhe ndëshkimet me masë administrative të drejtuesve të automjeteve në shumicën e rasteve kanë qenë efektive, sipas uniformave blu. Ai thotë, se një drejtues mjeti pasi është ndëshkuar një herë nuk e ka përsëritur më shkeljen administrative. Rrucaj thotë se kryesisht janë parakalim i gabuar , shpejtësi tej normave të lejuara ,parkimet dyshe , përdorimi i celularit , mbajtja e fëmijes minoren në sediljen e parë etj.
Liridon Rrucaj polici i qarkullimit rrugor bën një apel për të gjithë prindërit dhe drejtuesit e automjeteve për më shumë kujdes.