• Sarande

Policia aksion në bregdetin e Sarandës

Gjirokastra 15 Korrik 2023

20 çadra dhe 40 shezlongë janë hequr nga Autoriteti Kombëtari i Bredetit në plazhin “Pasqyrat” në Sarandë.

Nga operacioni “Plazh i lirë”, I ndërmarë nga policia e shtetit,  me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe, çadrat janë hequr pasi pronari i tyre i kishte vendosur pa lejen e bashkisë.

Ndërkohë mësohet se Policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin  Fetah Merkaj, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”.

Sipas policisë së shtetit, operacioni do të shtrihet në të gjithë vijën bregdetare të rrethit Sarandë.

Policia apelon të gjithë pronarët e lokaleve dhe hoteleve që të mos vendosin shezlongë pa autorizim nga autoritetet përkatëse ,  pasi në të kundërt do të përballen me sanksionet ligjore.