Agjencia kombëtare e emergjencave civile ka zhvilluar në prefekturen e Gjirokastrës trajnim për menaxhimin dhe planifikimin e fatkeqësive që mund të ndodhin në vend me përfaqësues dhe specialistë të jmbrojtjes civile në 7 bashkitë e qarkut me qëllim minimizimin e rriskut në shërbim të qytetarëve .
Per te minimizuar rriskun në shërbim të qytetarëve , në ambjentet e prefekturës së Gjirokastrës është zhvilluar trajnimi nga agjencia kombëtare e mbrojtjes civile , me qëllim menaxhimin dhe planifikimin sa më mirë për fatkeqsitë që mund të prekin territorin e vendit për të gjithë drejtuesit e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi dhe përfaqësuesve të zonave të mbrojtura të të 7 bashkive të qarkut . Sipas trajnuesit Shaban Qesaratit , dhenia e këtyre njohurive vjen si rezultat i nevojave që kishin specialistët dhe përfaqësuesit e mbrojtjes civile , për të qënë sa më të përgatitur në punën e tyre. Organizimi dhe funksionimi i sistemit të mbrojtjes civile, institucionet e mbrojtjes civile në nivel Qarku, institucionet e mbrojtjes civile në nivel Bashkie, koordinimi me strukturat operacionale të mbrojtjes civile dhe ato me mbështetje ndërkombëtare ishin disa temat e zhvilluara.