• Sarande

Piqerasi , fshati i braktisur / Banorët vuajnë mungesën e ujit dhe energjisë

Gjirokastra 24 Korrik 2023

Piqerasi, fshati “ i bekuar” nga zoti por sot i braktisur nga shteti . Kjo është shprehja që dëgjon në këtë fshat të braktisur  sapo takohesh me banorët e mbetur aty. I ndodhur vetëm 28 km larg qytetit të Sarandës , fshati Piqeras shtrihet në një kodrinë të gjelbëruar midis malit dhe deti nga ku të ofrohet një pamje e mrekullueshme. Dikur banohej nga 1200 banorë, ndrësa sot nuk numërohen as 200 të tillë, dhe ata të moshës së tretë. Rrugicat me kalldrëme janë të heshtura, ndërsa taracat me agrume e ullinjë degradohen vitë pas viti.

Kushtet e vështira të jetesës ka bërë që pjesa më e madhe e banorëve të largohen në emigrim , ndërsa ata të mbeturit të përballen  përditë me mungesën e ujit të pijshëm dhe për vaditje, si dhe mungesën e  energjisë elektirke. Fajtorë për këtë situatë banorët bëjnë qeverite ndër vite për mungesë të investimeve

I ndërtuar që në vitin 1983 kanali I ujsellësi të fshatit Piqeras, i cili shërbente për vaditje  sot është jashtë funksionit. Edhe pse sic na thonë banorët për rivendosjen në punë të tij janë berë tre tendra, por ndërhyrje konkrete  për rregullimin e tij nuk janë bërë, duke  sjell  dhe degradimin e tij. Ndërhyrje e vetme e bërë para një muaji sipas banorëve nuk është I duhura, pasi perimetri I tubit ekzistues  nuk përputhet  me ate të tubit që është vendosur , duke bërë mosfunskionimin e tij.