Afrim Arizi, është piloti nga Kosova që ka marrë disa herë rradhazi pjesë në fulturimet sportive në Aerodrmin e Gjirokastrës. Si shumë shqiptarë të Kosovës ai e ka përjetuar fort emocianalisht ardhjen nga toka në Shqipëri, ose në shtetin amë siç e qujanë vëllëzerit tanë jashtë kufijve të vendit , por zhvillimi i Shqipërisë, i turizmit dhe kryesisht i turizmit ajror, e ka befasuar atë teksa ka hyrë në ajrin dhe qiellin e saj. Risia dhe siguria për udhë ta mbarë e te sukseshme të fluturimeve mbi Gjirokaster është dhe bashkëpunimi mes Federatës Aeronautike të Kosovës me atë të Shqipërisë. Projektet e përbashkëta kanë nisur të japin frytet e para e te tjera mjaft ambicioze presin driten jeshele per tu zbatuar. Shtysë dhe mbështetje këtij bashkëpunimi dhe përvoje të re në zbulimin e hapësirave dhe shtigjeve të kaltra, u ka dhënë dhe Konsullata e nderit në Gjirokastër.Konsulli Teodor Bilushi thotë së pas pilotëve italianë, ata nga Kosova janë promuvuesit më të mirë të Gjirokastres turistike.
Në të njëjtën linjë për bashkëpunim më të madh dhe projekte dypalëshe janë gjithë pejsëmarrësit dhe autoritet lokale, për ta bërë sa më të shkurtër distancën mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe per tia afrar sa me shume mes Prishtinën me Gjirokastrën dhe më anë të urave apo korridoreve ajrore
Këtë bukuri dhe fat, nëse mund ta quajmë ardhjen nga qielli të pilotëve dhe parashutistëve e vlerësojnë shumë dhe organizatorët dhe autortet lokale. Këto aktivietet dhe viztorët e ajrit, promovojnë vlerat turistike të Gjirokastrës në vendet nga vijnë.
Aerodromi i Gjirokastrës ka qenë dhe mbetet vlerë e shtuar për turizmin e promovinin e Gjirokastrës me natyrë turizmin gjithëvjetor të larmishëm e mjaft kreativ.
- Gjirokastër
Pilotët kosovar në qiellin e Gjirokastrës

Gjirokastër
Më shumë
- Gjirokastër
Lugina e Drinos dhe Trashëgimia Religjoze / Bukuria që “fshihet” në Dr...

- Gjirokastër
Projekti për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni në brigjet e Dr...

- Gjirokastër
Shkolla gjuhësore “Pandeli Sotiri” këtë vit mësimor ka pri...

- Gjirokastër