• Gjirokastër

Përpunimi i të dhënave në sistemin SIS/Situatë e qetë në pikën e kalimit kufitar Kakavi

Ledja Fili 07 Mars 2023

Policia e shtetit ka bërë të ditur nëpërmjet një lajmërimi për të gjithë shqiptarët që do të udhëtojnë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë se nga ora 09:00 deri në orën 18:00, të ditës së sotme në pikat e kalimit kufitar të palës greke do të ketë vonesa dhe ndërprerje për shkak të përpunimit të të dhënave në sistemin e ri “SIS”. Përjashtim do të ketë për udhëtarët shqiptarë me leje qëndrimi në vendin helen dhe shtetasit grekë.Në pikën e kalimit kufitar Kakavi situata është përgjithësisht e qetë.
Udhëtarët të pyetur për mikrofonin e RTSH Gjirokastra janë shprehur se nuk kanë patur informacion lidhur me situatën dhe i kanë lajmëruar atë moment ku u ndalën.
Burime pranë pikës së kalimit kufitar Kakavi bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë
hyrë 1667 persona dhe kanë dalë 1923 persona.