• Lajme nga bota

Përpjekja e fundit për kufizimin e numrit të vizitorëve, Amsterdami ndalon lundrimin e anijeve nga qendra e qytetit

Gjirokastra 21 Korrik 2023

Këshilli i Amsterdamit ka ndaluar anijet e lundrimit nga qendra e qytetit, pasi kryeqyteti holandez përpiqet të kufizojë numrin e vizitorëve dhe të frenojë ndotjen. Politikanët thanë se anijet nuk ishin në përputhje me ambiciet e qëndrueshme të qytetit.

Kjo do të thotë se terminali qendror i lundrimit në lumin IJ pranë stacionit kryesor të trenit të Amsterdamit do të mbyllet. Është masa e fundit për të frenuar turizmin masiv në qytet.

Këshilli është përpjekur të ruaj pastërtinë e qytetit, duke ndaluar pirjen e duhanit dhe të kanabisit në rrugët e lagjes “me drita të kuqe”.

Në mars, këshilli nisi një fushatë në internet duke u kërkuar të rinjve britanikë që mendonin të organizonin festat e tyre të beqarisë në Amsterdam që të qëndronin larg.

Anijet e lundrimit ishin kthyer në një simbol të problemit të mbiturizmit dhe mocioni për t’i zhvendosur ato nga qendra kaloi me një shumicë të madhe.

Amsterdami është bërë viktimë e popullaritetit të tij, duke tërhequr 20 milionë vizitorë në vit./ BBC