Jo vetem qyteti i Gjirokastrës por edhe Përmeti po njeh shtim të fluksit të vizitorëve vendas dhe të huaj. Ç’ka i ka shtyrë shumë familje ti përshtasin ndërtesat e tyre në shërbim të pritjes dhe akomodimit të vizitoreve. Jolanda Thanasi prej 14-të vitesh menaxhon një bujtinë në qytetin e Përmeti. Ajo tregon për fillesat e këtij biznesi familjë, kënaqesinë dhe vështirësinë që ka hasur teksa u ka shërbyer të huajve. Ndërsa këtë vit kanë vendosur të zgjeroj investimin për shkak të kërkesës në rritje te vizitorëve.Në këtë bujtinë prej dy ditësh janë akomoduar një çift gjerman. Megan dhe Martin na treguan se zona e Pëmetit është vëndi ideal për ta, pasi janë të apasionuar pas sporteve të aventurës.Sot qyteti i Përmetit ofron turizëm gjithëvjetor me natyrë të bukur, sporte të aventurës, traditë dhe kulinari.
- Përmet
Përmeti tërheq vëmendjen e turistëve të huaj / Familja Thanasi e kanë përshtatur ndërtesën e tyre në shërbim të pritjes dhe akomodimit të vizitorëve
