• Përmet

Përmet pasurohet fondi i bibliotekës me libra të rinj/Rritet frekuentimi nga lexuesit

Gjirokastra 15 Mars 2023

Biblioteka e qytetit të Përmetit që prej rikonstruksionit të saj është më pranë lexuesit . Së fundmi fondi i saj është pasuruar me rreth 1500 tituj të rinj nga 100 autorë ,si libra artistik për të rritur, fëmijë dhe libra historik. Ana Poçi specialiste e bibliotekës thot se,

librat janë mundësuar nga interesimi i pushtetit vendor , dhurimi nga autorë Përmetar dhe shtëpi të ndryshme botuese . Eshtë rritur ndjeshëm interesi i lexuesve që e frekuentojnë si fëmij dhe të rritur. Rikostruksioni i ambjenteve të brendshme të bibliotekës ka krijuar kushte më të përshtatshme për qytetarët lexues të vegjël e të rritur.