• Përmet

Përmet/ Kurset e formimit profesional

Gjirokastra 05 Prill 2023

Kurset profesionale të parukeris , kuzhinës , mekanik kanë qënë më të frekuentuarat gjatë këtyre muajve në qytetin e Përmetit ,ndërsa ende janë mjaft të kërkuara edhe në vazhdim. Kjo është bërë e ditur nga Specialistja pranë zyrës së punës në këtë qytet Anxhela Thanasica, sipas të cilës një risi e re është edhe kursi i programit të kodimit.

‘’Kemi shumë punëkërkues të papunë të cilët janë të interesuar për kurset e formimit professional. Në Përmet aktualisht janë të hapura kurset si , kuzhinë ,mekanik, parukeri .Një risi e re për këtë vit është edhe kursi i programit të kodimit .Për të gjithë të rinjtë nga mosha 16 vjeç e lartë nëse janë të punësuar rimbursohet nga qëndra e formimit në masën 50%, kurse në rastet që janë të papunë  100%” .

Bizneset të cilët janë edhe bashkëpuntorët më të ngushtë të qëndrës së formimit profesional janë gjatë gjithë kohës të interesuar për të punësuar kursantë të cilët përfundojnë profile të ndryshme , dhe shpesh herë i evidentojnë ata që duan të punësojnë  gjatë kohës së kryerjes së kursit .