Turizmi po shihet si një nga mekanizmat kryesore për të ardhurat ekonomike të vendit tonë. Mbi 20 biznese të reja janë çelur në zonën e Pëmetit këtë vit. Ndërsa përsa i perket detyrimeve nga ana e bizneseve janë likujduar në masen 80 % bëri të ditur përgjegjësi i Tatim -Taksa Pëmet Dorjan Metko.
Bizneset që po lulëzojnë më tepër janë kryesisht akomoduse. Për bizneset dhe familjarët që nuk kanë shlyer detyrimet janë marrë masat në bazë të procedurave ligjore. Ndërkaq ka rreth 50 biznese që kanë marrë gjobë gjatë këtij viti për mos shlyerje të detyrimeve në kohë. Mbështetje mjaftë e madhe është ofruar nga qeveria Shqiptare për bizneset e reja zero tatim-fitim. Kjo duke i dhënë mundësi mjaftë të mirë jo vetëm rritjes së tyre ekonomike por edhe një zhvillim vendit tonë ku turizmi mbetet një ndër sektorët më të rëndësishëm.
- Përmet
Përmet, janë çelur 20 biznese të reja/ Metko: 80% e bizneseve kanë shlyer detyrimet ndaj tatim-taksave
