• Përmet

Përmet, gjatë tre mujorit të parë të këtij viti regjistrohen 200 punëkërkues

Gjirokastra 31 Mars 2023

Gjatë tre mujorit të parë të këtij viti pranë zyrave të punës në Përmet janë regjistruar rreth 200 punëkërkues të papunë. Anxhela Thanasica specialiste pranë këtyre zyrave bën me dije se edhe numri i vendeve të lira të punës është i lartë, kryesisht në sektorin e turizmit si hoteleri-turizëm bare resorante etj…. ndërsa përsa i përket punësimeve janë përfshirë rreth 40 persona në sektorë të ndryshëm,ndërsa shton se ka kërkesa nga subjektet për punonjës të rinj.

“Numri i vendeve të lira të punës gjatë këtij tre mujori ka ardhur në rritje, kjo për shkak të afrimit të sezonit turistik , ku edhe bizneset kërkojnë forcë më të lartë  punëtore . Ajo që vëmë re është se numri i punëkërkuesve të papunë shkon në 200 persona ndërsa deri tani janë kryer 40 punësime” .

Për hapjen e vendeve të reja të punës zyra përkatëse vijon bashkëpunimet me bizneset e zonës.