Shqipëria ka përmbyllur me sukses pjesmarrjen e saj në Panairin “Slow Food” i mbajtur javën e kaluar në Stuttgart, Gjermani.
Lajmin e dha në rrjetet sociale ministria e bujqesise dhe zhvillimit rural Frida Krifca. Panairi ishte “…një tjetër mundësi që afroi prodhuesit tanë me tregjet ndërkombëtare më të sofistikuara, ku u prezantuan denjësisht përmes shijes, cilësisë, njerëzores” shkroi zonja Krifca.
Stenda e Shqipërisë në këtë Panair ku prezantohen 11 prodhuese të talentuar ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve të shumtë të cilët treguan interes për ta pare Shqipërinë në të gjitha dimensionet që ajo afron, gjeografik, të peizazhit e bukurive natyrore, ku padyshim gravitetin e tërheq kulinaria autentike tradicionale shqiptare.
Në Panairin e Shtutgardit, morën pjesë mbi 700 ekspozues, në më shumë se 20 000 metra katrorë. Ata paraqitën produkte të grurit, mishit, peshkut, frutave, perimeve, bimëve aromatike dhe mjekësore dhe sigurisht ëmbëlsirat. Në panair u ekspozuan mbi 150 etiketa verërash dhe 50 prodhues të dedikuar.