• Tepelenë

Përkujtohet 79 vjetori i rënies së heroit të popullit Mustafa Matohiti. Zhvillohet në Tepelenë ceremonia e rastit

Gjirokastra 29 Mars 2023

Përkujtohet 79 vjetori i rënies se heroit te popullit Mustafa Matohiti, një prej figurave më të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.Me këtë rast u zhvillua ceremonia e homazheve në bustet e tre heronjve në qytetin e Tepelenës në praninë e autoriteteve vendore,qytetarëve dhe pjestarëve të organizatës së veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.Gjatë eventit kreu i bashkisë Tërmet Peçi i dha kartën e anëtarësisë së organizatës së veteranëve një të riut pasardhës heroi.
Përfaqësuesi i kësaj organizate Mevlan Serjani është shprehur lidhur me aktivitetin luftarak të heroit Mustafa Matohiti.
Mësuesi i historisë në shkollën e mesme Abaz Shehu Nekim Liçaj mbajti një kumtesë duke shtuar se është obligim për të nderuar gjakun e dëshmorëve të atdheut.