• Përmet

Përkujtohet 79-vjetori i “Kongresit të Përmetit”

Gjirokastra 24 Maj 2023

Përkujtohet në Përmet  79 vjetori  i  mbajtjës  së  Kongresit të Parë Antifashist Nacionalçlirimtar Shqiptar, i njohur si Kongresi i Përmetit.Në ceremoninë e zhvilluar pjesë u bë edhe prefekti i qarkut Gjirokastër Odise Kote.Aktiviteti nisi më vendosjen e kurorave me lule në monumentin në qëndër të qytetit për të vazhduar më tej më fjalime mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuan në themelimin e kësaj ngjarje historike.Kongresi i Përmetit u mbajt nga data 24 deri më 28 maj 1944 në qytetin e luleve, të bukur, të lirë, të Përmetit – çliruar nga forcat partizane. Kongresi i Përmetit shënon një ngjarje me vlera të madha të LANÇ-it dhe përcjell për të gjithë shqiptarët patriotë një mesazh epokal, mesazhin që Pushteti popullor është i vetmi pushtet i vërtetë në shërbim të atdheut e të popullit!Mbledhja e Kongresit të Përmetit nuk ishte një veprimtari e rastit, një diçka e thjeshtë, po ishte një domosdoshmëri jetike – historike në kushtet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.