• Gjirokastër

Përkujtohet 15-vjetori i shkollës shqipe në Patra

Gjirokastra 20 Qershor 2023

15 vjetori  Shkollës Shqipe “Naim Frashëri” dhe Shoqata “Emigrati” në Patra të Greqisë, për të tre ditë me radhë, bëri bashkë në disa evinimente artistike-kulturore  të organizuara nga drejtuesit e saj,  nxënës, mësues , ish nxënës , koleng nga shkollat si motrat e saj në diasporë,  greqi , Ttali, Turqi e deri ne Amerikë.

Si për ti dhënë më shumë zë misionit fisnik që kjo shkollë ka bërë për 15 vite me radhë me fëmijët e emigrantëve në qytetin e Patrë-s , por jo vetëm , në përfundim të vitit shkollor , drejtuesit e shoqatës dhe shkollës organizuant një event madhështor në datat 16-17 dhe 18 qershor. Të ftuar në këtë aktivitet ishin  personalitete të politikës shqiptare , diplomat,  njërëz të letrave shqipe,  artist të skenës dhe artit shqiptarë, të cilët vlersuan punën vullnetare dhe të palodhur që drejtuesit dhe mësuesit e  kësaj shkolle, kanë bërë për vite me radhë me nxënësit e tyre për të ruajtur gjuhën tonë shqipe dhe nëpërmjet saj kulturën dhe traditën shqiptare, pasi gjuha është liri, pavarsi , identitet,  për të cilat ka nevojë dhe një kombë që të ekzistoj.Takimi u përshëndet nga Ambasadorja Shqiptare në Athinë, znj. Luela Hajdaraga , e cila falënderoi Drejtorin e Shkollës z. Iliaz Bobaj, kryetaren e shoqatës znj. Kristiana Veliu dhe stafin pedagogjik, për kontributin e veçantë në promovimin e vlerave, traditave, kulturës dhe gjuhës amtare. Nuk mungoi urimi dhë njëkohësisht vlersim për punët e drejtuesve, në këtë 15-vjetor edhe nga përfaqsuesi diplomatic I Kosovës në athinë,z. Fitim Gllareva. Deputetja e Kuvendit të shqipërisë , Lindita Buxheli, ishte nje tjeter personalitet I ardhur nga Shqiperia në këtë aktivitet e cila vlersoi rëndësisnë që ka ruajtja e gjuhës shqipe te emigrantëve, teksa u shpreh se kjo shkollë e ka bërë më së miri misionin e saj. Gjatë këtij aktivitet u shpërndan dhe një mori certifikatash mirenjohje por kontribuesit e kësaj shkolle.