• Gjirokastër

Përkujtohet 111 vjetori i ngritjes së flamurit në Gjirokastër

Gjirokastra 04 Dhjetor 2023

U përkujtua sot 111 vjetori i ngritjes së flamurit në qytetin e Gjirokastrës ku me këtë rast u mbajt ceremonia në ambientet e kalasë së Argjirosë nën praninë e autoriteteve të pushtetit vendor si dhe përfaqësuesve të familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve të luftës.Ata të fundit përcollën në fjalët e tyre nderimin dhe respektin për patriotët gjirokastritë që dhanë jetën për lirinë e vendit.
Në vijim u vendosën buqeta me lule në bustin e patriotit Hasan Xhiku i cili ngriti flamurin kuqezi në qytetin e gurtë në 4 dhjetor të vitit 1912. Ky akt ishte kurorëzim i kontributit të patriotëve gjirokastritë, pjesë e panteonit të përpjekjeve shekullore të popullit tonë për çështjen kombëtare.