• Gjirokastër

Përfundoi mbrojtja lumore e përroit të Zhulatit, Golemi në inspektim

Gjirokastra 04 Tetor 2023

Zhulati prej shumë vitesh gjatë sezonit të dimrit dhe kryesisht në periudhat ku reshjet me intensitet të lartë kanë qënë të pranishme izolohej duke krijuar shumë vështirësi te 100 familjet që jetojnë në këtë zonë rurale.Por tashmë kjo problematikë e mbartur prej vitesh ka marrë fund kjo falë i investimit që ka ndërmarrë Bashkia Gjirokastër me ndërtimin e mbrojtjes lumore përgjatë përroit të Zhulatit e cila ka një gjatësi prej 400 metra si dhe zgjerimi i hapësirës rrugore në urën e këtij fshati.Kreu i bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi u ndal në Zhulat ku inspektoi ecurinë e këtij investimi duke u shprehur ndërkaq se me këto punime mori fund makthi që kalonin banorët e Zhulatit gjatë periudhës së dimrit.