• Lajme nga bota

Peniani lëshon raketë balistike ndërkontinentale

Gjirokastra 16 Mars 2023

Korea e Veriut ka lëshuar një raketë balistike ndërkontinentale vetëm pak orë para mbajtjes së një takimi mes udhëheqësve të Koresë së Jugut dhe Japonisë.

Zyrtarë japonezë dhe koreanojugorë konfirmuan se raketa me rreze të gjatë veprimi u lëshua mëngjesin e kësaj të enjteje (16 mars) 

Ajo përshkoi një distancë prej 1 mijë kilometrash para se të rrëzohet në ujërat në perëndim të Japonisë.

Kjo është edhe raketa e katërt e lëshuar nga Peniani përgjatë një jave dhe u lëshua në një kohë që SHBA dhe Korea e Jugut po zhvillojnë stërvitje të përbashkët mes marinave të tyre. 

Raketat balistike ndërkontinentale balistike janë veçanërisht shqetësuese për shkak tër rrezes së gjatë të veprimit. Ekspertët thonë se raketa të tilla të lëshuara nga vendi komunist mund të arrijnë në pjesën kontinentale të SHBA-së. 

Besohet se Peniani ka zhvilluar raketa të tilla që mund të mbajnë edhe një numër kokash bërthamore. Lëshimi i raketës së kësaj të enjteje u ndërmor para se presidenti koreano jugor të shkonte në Japoni ku takohet me homologun e tij japonez. 

Pritshmëritë për këtë takim janë vendsoja e amrrëdhënieve më të ngushta të sigurisë dhe intensifikimi i bashkëpnimit ushtarak mes dy vendeve.

Ndërkohë, pavarësisht se është subjekt i një sërë sanksionesh nga OKB, SHBA, BE dhe vendet fqinjë, vetëm në vitin 2022 Korea e Veriut ka lëshuar më shumë se 90 raketa.