Iljaz Mersini ka një jetë që merret me kultivimin e vreshtarisë. Mesa duket ky pasion është lidhur fort ngusht me të që kur ishte student për Agronomi. Nga aty ai mori mesimet të cilat vazhdon ende kësaj dite ti praktikoj. Na tregon për fazat e ndryshme dhe rëndësinë për cilësinë dhe prodhimin e rrushit të llojit sheshi i zi .Karjani është një fshat me njerëz shumë punëtorë. Të cilet kryesisht merren me bujqësi. Ky fshat ka një mikroklimë të favorshme për rritjen e një sërë kulturash siç janë ulliri, lajthija etj. Ndërsa 12 fermer kanë zgjedhur të kultivojnë vreshtari.Këtë vit fermeri 81 vjeçar nuk arriti të mërrte prodhim, edhe pse ia bëri të gjitha shërbimet e duhura , kjo për shkaqe natyrore.Mersini na flet me keqardhje te madhe për mungesën e një tregu të sigurtë të rrushit dhe produkteve të tij. 12 kujtal raki nxori para 7-të vitesh i ka akoma të pa shitur. Vreshti, pjergulla në lis, prodhimi i verës dhe rakise së rushit jane traditë e lashtë në krahinën e Lunxhërisë. Degët dhe gjethet e hardhis janë imazhe dhe motive që dekorojnë me larminë e ngjyrave të tyre muret, oxhakët, ikonostaset e kishave deri edhe kostumet tradicional lunxhërie të grave dhe burrave lunxhotë.
- Gjirokastër
Pasioni për vreshtarinë /Iljaz Mersini mbi 60 vite që kujdeset për vreshtat

Gjirokastër
Më shumë
- Gjirokastër
Lugina e Drinos dhe Trashëgimia Religjoze / Bukuria që “fshihet” në Dr...

- Gjirokastër
Projekti për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni në brigjet e Dr...

- Gjirokastër
Shkolla gjuhësore “Pandeli Sotiri” këtë vit mësimor ka pri...

- Gjirokastër