Aleksandra Bordo nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila prej rreth 2 vitesh ështe e martuar me një shqiptare, ka vendosur që jeten e saj ta ndërtoj në Shqipëri. Pasioni i saj për kuajt ishte aq i madh sa mori vendimin që linte qytetin e Durrësit ku ishte vendosur më parë dhe të jetonte në fshatin Asim Zeneli ku shumë pranë ndodhet edhe një fermë kuajsh. Ajo ka mbi 15 vite që merret me trajnimin e kuajve.
Gjatë bisedës ajo na tregon për rregullt e kalorimit.
Lea dhe Xheni jane dy motra të apasionuara pas kalorimit të cilat kanë 5 ditë që kanë ardhur nga Franca për të vizituar jugun e Shqipërisë. Ato nuk mund të iknin pa provuar adrenalinen që të fal udhëtimi mbi kuaj.
Sot ky lloj sporti po “rremben” zemrat e shumë vizitorëve vendas dhe të huaj. Kjo fal guidave të ndjekura në disa prej destinacioneve më të bukura të jugut të Shqipërise. Sipas guidarit Aurel Kallfaj që nga muaji Mars deri ne Nëntor zhvillohen ture udhetimi nga 1 jave deri dhe në 12- të ditë.
Të gjithë të apasionuarit pas hipizmit mund të gjejnë veten dhe mund të kalojnë disa orë apo ditë larg zhurmave të qytetit duke provuar një tjeter ndjesi qe vetëm kalorimi ta fal.