• Gjirokastër

Pacientët me sëmundje reumatizmale / Analiza në spitalin e Gjirokastrës

Gjirokastra 16 Mars 2023

Instalimi i laboratorit të ri në spitalin rajonal “Omer Nishani”, në Gjirokastër, ka zgjidhur problematikën e kryerjes së analizave për pacientët me semundje reumatizmale. Vjollca Koko, mjeke prej 27 vitesh në këtë institucion, shprehet se tashmë është bërë më i lehtë diagnostikimi i këtyre sëmundjeve por edhe monitorimi i tyre.

Janë analiza që kushtojnë shtrenjtë dhe që nga pamundësia e kryerjes së tyre ka pasur edhe nga ata që kanë humbur jetën ,shprehet Koko.

Sëmundjet rehumatizmale ,duket se janë mjaft të përhapura në Gjirokastër, pasi sipas statistikave vetëm mjekja Koko, ndjek 350 pacientë, pa llogaritur edhe kolegen e saj. Nga gama e këtyre sëmundjeve kryeson artriti rehumatoid.