• Lajme kombëtare

Operimi i Bursës Shqiptare të Energjisë, Kim: Do ju çojë drejt një Europe të sigurt

Gjirokastra 11 Prill 2023

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar se nisja e operimit të Bursës Shqiptare të Energjisë, nënkupton bazën e integrimit brenda Ballkanit Perëndimor dhe  të rajonit në Europë. Sipas ambasadoren amerikane, ky projekt, nënkupton po ashtu, çmim më efikas të energjisë elektrike dhe integrim ekonomik në Europë.

“Kjo është një gjë e madhe, e rëndësishme. Para së gjithash, ndodhemi në një çast të rëndësishme në zhvillimin strategjik të Shqipërisë, dhe asgjë nuk mund të ndodhë me energjinë. Ka të bëjë me krijimin e rrethanave që Shqipëria, Kosova dhe e rajoni të kenë stabilitet dhe parashikueshmëri për furnizimin me energji, me investimet, me sigurimin që kompani nga e gjithë bota ta shohin Shqipërinë si një vend ku të kontribuojnë. Shqipëria integron tregun e  saj me Kosovën, e shohim si një bazë për integrimin brenda Ballkanit Perëndimor dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor brenda Europës.

Ky projekt nënkupton një çmim më efikas i energjisë elektrike, të dhëna transparente për investitorët në fushën e energjisë, përfshi zhvilluesit e energjisë së ripërtëritshme të cilët kërkojnë mundësi për të shitur në tregun e hapur”, tha Kim, teksa shtoi se duke përdorur sisteme tregu që pasqyrojnë tregjet e BE-së, Shqipëria do të ketë mundësi që të bashkohet me tregjet elektrike të vendeve fqinje dhe për të tërhequr investimet e huaja.

Ambasadorja amerikane shprehu mbështetjen e SHBA-së ndaj Shqipërisë, ndërsa shtoi se duan ta shohin vendin tonë si partner për të rritur aftësinë për energjinë. Kim bëri me dije se në fund të 2023-shit, ky bashkim tregu do integrojë Shqipërinë në tregun panevropian të energjisë elektrike.

“Në fund të këtij viti, ky bashkim tregu do të integrojë Shqipërinë në tregun panevropian të energjisë elektrike.

Duke hedhur baza për rritje në energjinë e pastër, dhe përmirësimin e sigurisë së energjisë. SHBA përmes USAID po punojnë me Shqipërinë dhe Kosovën për të transformua tregjet e brendshme të energjisë për shkëmbime konkurruese dhe transparente me tregjet europiane.

Po ashtu SHBA po ndihmojnë sektorin energjetik për rregulloret e energjisë për të nxitur konkurrencën e hapur dhe transparencës, do ketë më shumë furnizim dhe çmime më të mira.

Lidhja e tregut Kosovë-Shqipëri do ndihmojnë vendet për t’iu bashkuar një tregu të vetëm evropian të energjisë elektrike duke përmirësuar tregtimin e energjisë elektrike në gjithë kontinentin”, shtoi Kim teksa përfundoi fjalën e saj duke thënë se “Kjo punë do çojë drejt një Europe të sigurt”.