Programi “Open Cinema” ose “Kinemaja shëtitëse” startoi në qytetin e Gjirokastrës, i cili programoi shfaqjen e filmave për 3 netë rresht. Show kinematografik ka në përmbajtjen e tij, filma shqiptarë dhe të huaj, të cilët nisën projeksionin në sheshin përballë Teatrit “Zihni Sako”. Pas shfaqjes së filmit, të pranishmit patën mundësinë të shijonin edhe muzikë live. Për producentin dhe kineastin Skënder Jaçe magjia e kinemasë solli nostalgji, filma të shkëlqimit të kinemasë shqiptare para dhe pas viteve 90-të por edhe shumë filma të huaj.
Bashkia Gjirokastër, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, Production Cinemania, janë disa nga mbështetësit e këtij eventi, i cili pas një kalimi në qytete të tjera të vendit, solli kinemanë verore në qytetin e bukur të Gjirokastrës.