Një grup nxënësish nga “Shkolla e Mesme e Bashkuar Dervician” zgjodhën që ditën e sotme ta nisin me një vizitë në Shkollën “Së Bashku”, të vendosur në lagjen “Zinxhira”, ku një pjesë e mirë e fëmijëve që studiojnë në të i përkasin komunitetit rom. Kjo vizitë vjen në kuadër të 8 prillit , ditës ndërkombëtare të romëve, ku ata dhuruan mjete mësimore, topa për zhvillimin e orës së edukimit fizik, por edhe disa ushqime të dashura për ta.
“Data 8 prill është dita ndërkombëtare e romëve dhe ne menduam të ishim pranë fëmijëve romë që mësojnë në këtë shkollë. Ishte një inisiativë që u mor nga vetë nxënësit me përkrahjen e mësuesve. Sollëm për ta disa mjete mësimore, pazëlla e topa për aktivitete sportive. Po ashtu sollëm edhe amita dhe patatina si ushqime të dashura për ta. Është një dhuratë simbolike, ka vlerë shpirtërore. Ne duam të përcjellim mesazhin që në këtë ditë ne jemi të gjithë së bashku. Pavaresisht se kujt komuniteti i përkasin të gjithë fëmijët kanë të drejtat e tyre.”, shprehet drejtoresha Marinela Lici.
Në shkollën “Së Bashku” mësojnë dhe edukohen 96 fëmijë , prej të cilëve 62 janë romë.