• Gjirokastër

Një javë duke eksploruar bukuritë shqiptare,turistet nga Zelanda e Re, Breanna dhe Molly rrëfejnë këtë eksperiencë

Gjirokastra 30 Gusht 2023

Gjirokastra gjatë këtij sezoni veror ka pasur një fluks të lartë turistësh ku pjesa dërrmuese e tyre vijnë nga vendet e Europës,por ka dhe nga ata turistë që vijnë nga krahu tjetër i globit.Dy prej tyre janë mikeshat e ardhura nga ishulli i Zelandës së Re,Breanna dhe Molli të cilat prej një prej një jave ndodhen në vendin tonë ku realizuan një tur duke u ndalur në zonat e Rivierës Shqiptare dhe prej dy ditësh kanë ardhur në Gjirokastër për të parë atraksionet që ofron qyteti i gurtë.Ata të pyetur për mikrofonin e televizionit tonë shprehen se kanë mbetur të befasuar nga bukuritë që vendi ynë duke shtuar ndërkaq se është hera e parë për ato në Shqipëri dhe ky vend u është sugjeruar nga kushërinjtë e tyre që kanë ardhur për një tur para një muaji.

“Më quajnë Breana dhe vij nga Zelanda e Re.Kemi një javë që ndodhemi në vendin tuaj,nisëm një rrugëtim përgjatë gjithë jugut të Shqipërisë dhe qëndruam më tepër në pjesën bregdetare.Kemi qëndruar 2 ditë në Ksamil dhe Sarandë dhe më pas erdhëm bashkë me miken time Mollin në Gjirokastër vizituam kalanë dhe zonën muzeale pasi kjo ishte arsyeja që të ndalonin këtu.Shqipëria na pëlqen shumë ka atraksione që i’a vlen për t’u vizituar,ka një natyrë fantastike dhe kemi mbetur të mahnitur nga këto bukuri sidomos nga lugina dhe malet që e rrethojnë këtë vend.
Na ka pëlqyer akomodimi,mikpritja sidomos gatimet tradicionale.Për Shqipërinë na kanë sugjeruar disa kushërinjtë e mi të cilët erdhën para një muaj dhe qendruan këtu dhe na thanë se ishte shumë këndshëm.Përpara se të na e rekomandonin nuk dinim asgjë për vendin tuaj dhe ishte një arsye më shumë që erdhëm.
Shqiptarët janë një popull i ngrohtë dhe shumë mikpritës.Jemi të kënaqur dhe të lumtur që ndodhemi këtu dhe do dëshironim të rrinim më shumë në Gjirokastër.”

“Më quajnë Molli.Në Shqipëri kemi ardhur për herë të parë.Vendi juaj ka një natyrë mahnitëse dhe nuk ngopesh pa e parë.Na tërhoqi shumë Gjirokastra dhe asetet fantastike që ka,mund të veçoj Kalanë dhe zonën muzeale.Ne pushime bëmë dhe në zonën e bregdetit ka shumë ndryshime krahasuar me vendin tonë për këtë pjesë.Uji dhe bregdeti në Zelandën e Re nuk është i pastër krahasuar me vendin tuaj.Kjo pastërti në Shqipëri është për t’u vlerësuar.
Kam vizituar shumë vende te Europes si Hollandën dhe Anglinë,ndryshimi është se Shqipëria ka më shume asete natyrore dhe më tepër diell krahasuar me ato.Kjo eksperiencë një javore do mbetet e paharrueshme në mendjen time dhe do t’u sugjeroja miqve tanë në Zelandën e Re t’a vizitojnë Shqipërinë dhe sidomos Gjirokastrën.”