Gjirokastra e njohur për shtëpitë karakteristike, mikpritjen, vlerat kulturore e muzeale, ka në brendësi të saj dhe një shtëpi me banorë nga rajone të ndryshe të vendit, banorë me histori e dhimbje njerëzore, me jete të kaluar në kalvare të mundimshme, e me motivin për ta jetuar pjesën tjetër të saj , pikërisht këtu,” në vatrën e përbashkët”, që në gjuhen e zakonshme emërtohen “azili i pleqve” . Qendra Rezidenciale, ku jetojnë afro 59 të moshuar , por dhe më të rinj, të cilët fati i mboldhi këtu, i ngjan dhe një shtëpie të zakonshme ku banorët e saj janë në përditshmërinë e tyre. Porta e saj mirëpret mysafirë çdo ditë , pse jo dhe banorë të rinj. Meri Vlashi nga Himara është mikpëritësja jonë e parë, që do të na rrëfejë për jetën dhe fatin e saj.
64 vjeçarja nga Himara, që nuk pati fatin të bëhej nënë është rikthyer për se dyti në qëndër, pas një endje të gjatë nëpër shtetin fiqnj dhe tek të afërmit e saj, të cilët nuk e përzunë, por ajo zgjodhi rikthimin në “folezën e dikurshme”, ku pati jetuar më parë dhe tre muaj të tjerë, duke i dhënë fund vetmisë se saj në Himarë. Në fatkt për moshën që ka konsiderohet e re dhe ‘vajza e shtëpisë”.Kujtimet i treten mënjherë tek të afërmit.
Dikur Meri u ka shërbyer të tjerëve, me bluzën e bardhë të infermieres, duke treguar përkushtim e humanizëm për njërëz në nevojë, e ajo sot duket se po rimerr atë inevstim njerëzor që bëri me profesionin dhe karakterin e saj.
Përse afërmi rrethohet nga dashuria e personelit, që i shërben dhe nga shoqëria që ka zënë këtu, por për së largu ajo ka dashurinë e vellait që nga Amerika e Largët, të motrës në Greqi, e polt faresfi që ka, të cilët në fakt i sjellin dhe libra në të cilat ajo gjen dashuri, kur lexon.
Komshi me Merin është 75 vjeçari , Abaz Kalaj, që vjen nga Fieri, dhe ka 9 vite që jeton në këtë qendër. Ndryshe nga Meri, ai ka fëmijë dhe pati një familje. Emri i mirë i qendrës dhe vetë Gjirkastra me mozaikun që u ofron mysafirëve e bindi atë që të përzgjedhë këtë qendër për të kaluar pjesën e mbetur të jetës që i mbeti si flaka në udhëtim.
Abazi është nostalgjik për të kaluarën, për shoket e punës për ngjarjet që ka kaluar, dhe jeton përditë me ta, duke shpalosur kujtime dhe fotografi nga arkivi i tij. Për festa I vijne familjarët , i sjellin dhurata ndjen ngorhtësinë e tyre, ka provuar abshkëjetësën me ta, por kur e pyet nëse do të bashkohet me familjen përgjigja është e prerë.
Qendra zien si një shtëpi e madhe dhe përkujdesja ndaj tyre është maksimale. Për seicilin banor ka një “pasaportë” nëse mund të konsiderohet e tillë historia nga erdhen e ku vijnë. Një pjesë nuk patën fatin të krijojnë familje ndersa të tjerë kanë pasardhës, por kushtet social – ekonomike, largësia më fëmijët, emigracioni, dhe migracioni, pse jo dhe mosmarrëvëshjet i sollën këtu. Përsoneli mban kontakte të rregullat dhe informon familjarët për mbarëvjtjen shëndetin dhe gjithçka tjetër për banorët e këtushëm.
Primare është kujdesi për shëndetin. Çdo banor ka kartelën mjekësore dhe shëndeti i tij ndiqet në vijimësi . Shëndeti tyre është nën kontroll të stafit 24 orë. Këtu ka mjeke që kryen vizitat , infermiere, por dhe psikologe qe ndjek shqetësimët dhe prokupimet stresin e përditshëm të tyre, pasi e kaluara nga ato vijnë, sjell prveç shqetësime me shendetin dhe mjaft probleme psikologjike dhe ngarkesa emocionale.
Qendra ka nje status te funksionimit mbi baza ligjore e umane dhe është kthyer në një model të trajtimit të njerëzve me probleme të tilla. Kërkesat për strehim në rezidencë janë të mëdha nga rajone të ndryshme të vendit, jo vetem nga Gjirokastra . Drjtori I qendres Ylli muho shpjegon se ketu ka nje trajtim dinjitoz të banorëve , ku kushtet e jetësës për akomodim, higjinen kujdes shëndëtësor e trajtim social janë pirmare.
Njësitë vendore adresojnë shumë kërkesa për strëhim. Nuk ka vetëm të moshuar ndër 23 gratë dhe 36 burra që jetojnë në qendër, por dhe te rinj me probleme të shumta sociale e pamundësi jetese, banorë që vijnë nga treva të ndryshme të vendit duke sjelle histori dhe mentalitete të ndryshme që përbajnë një larmishmëri positive në qendër.
Banorë personel e drejtues në këtë qendër janë një dhe qëllimi është që jeta e tyre të mos jetë e vakët, e mangët, e paragjykuar. Veta ata dinë nga kanë ardhur dhe këtu e mendojnë jetën e tyre. Mesazhet e tyre janë prekëse por optimiste.
Jeta e këtyre njërëzve ka plot peripeci e fatalitet, por përkushtimi i personelit dhe kushtet e krijuara mbushin boshlleqet dhe përditshmërine tyre. Drejtori i këtij institucioni që jeh mirë banorët e tij dhe që është bër njësh me ta, thotë se këtu do gjejnë gjithçka, por jo ata që i sollën në jetë, por këta që po i mbajnë në jetë. Kjo ishte një ditë e zakonshme me të zakonshmit banorë të qendrës rezidenciale këtu në Gjirokastër. Seicili prej tyre është një fat më më vete , një libër, sekenar apo dokumentar me vete , një drame a apo diku dhe një komedi, Në fund të fundit ata janë njerez njëlloj si gjithe te tjeret. Ne , shoqëria , shteti kemi detyrimin moral e ligjor të kujdesimi për ta deri në momentin e fundit të jetës së tyre , duke treguar humanizem , qytetërim dhe civilizim.
