• Gjirokastër

Nis shpërndarja e bonusit 5 mijë lekë për pensionistët

Ledja Fili 05 Prill 2023

Ka nisur prej dy ditësh në të gjithë vendin shpërndarja e bonusit prej 5 mijë lekësh për pensionistët.Ata kanë nxituar që në ditën e parë për të marr bonusin pranë zyrave të postës shqiptare në qytetin e GJirokastrës.Që në orët e para të ditës u janë drejtuar këtyre zyrave dhe shprehen se ky shpërblim ishte I nevojshëm dhe ndihen të kënaqur. Nga ky bonus që qeveria shqiptare ka vendosur t’iu japi pensionistëve do të përfitojnë të gjithë kategoritë e pensioneve dhe bëhet fjalë për rreth 26890 qytetarë në qarkun e Gjirokastrës.