• Gjirokastër

Nis rikonstruksioni i Kishës së “Shën Mëhillit” në fshatin Mingul

Gjirokastra 20 Korrik 2023

Prej disa ditësh ka filluar puna për rikonstruksionin e Kishës së “Shën Mëhillit”,e cila është monument kulture I Kategorisë së Parë në fshatin Mingul.Sipas kreut të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Ardis Duka,specialistët e kësaj drejtorie po ndërhyjnë në restaurimin e catisë ,portës hyrëse,mureve dhe konstruktit të kishës.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër është duke hartuar një sërë projektesh për restaurimin e të gjitha objekteve të cilat janë monument kulture të kategorisë së parë e të dytë,ku pritet së shpejti ndërhyrja në to.