Kisha e Shëndëllisë në fshatin Buhal të rrethit të Përmetit po i nështrohet një ndërhyrje emergjente në catinë e saj pasi ndodhej në ngjendje të shkatërruar duke rrezikuar dhe shëmbjen. Drejtori i trashëgimisë kulturore në Qarkun e Gjirokastrës, Ardis Duka bën me dije se pas miratimit të projektit, në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale, ditën e hënë kanë nisur punimet duke filluar me heqjen e rasave të gurit dhe ngritjen e skelerisë për vijimin e punës, me pajantimin dhe heqjen e elementeve të çatisë, trarëve dhe mahive.
E ndertuar në gjysmën e dytë të shek XI dhe në gjysmën e parë të shekullit XII, e rindërtuar më pas në shekullin XVII, është objekt kulti, i shpallur Monument Kulture i Kategorisë I.
Ndërkohë sipas z. Duka, një tjetër objekt që do ti nënshtrohet reastaurimit do jetë edhe ura e Katiut në fshatin Bënjë pasi ka dëmtime në shpatullat e saja dhe përbën rrezikshmëri për vizitorët.
E ndërtuar e gjitha në gurë në vitin 1700 ura e Katiut ka statusin e monumentit te kulturës dhe është një nga atraksionet turistike nga më të vizituarat nga turistët vendas dhe të huaj