• Gjirokastër

Nis punën misioni Itali arkeologëve për gërmimet në Parkun e Antigonesë

Gjirokastra 08 Shtator 2023

Prej disa ditësh ka nisur punën misioni Itali shqiptar i arkeologëve për gërmimet në parkun e Antigonesë,që është një zonë e rëndësishme e qyteterimit antik të Luginës së Drinos. Grupi i institutit arkeologjik të Tiranës dhe ai i universitetit të Mancerates në Itali ka përqëndruar gërmimet në zonën qendrore te qytetit dhe në atë të agorasë.Misioni në fjalë do zgjasë 1 muaj.Bashkëdrejtuesi i gërmimeve Roberto Perna është shprehur lidhur me risitë që ka ky mision krahasuar me dy vitet e kaluara ku janë të pranishëm.
“Është viti i trete i misionit Itali shqiptar në Antigone.Jemi ne gjysmën e valës së punës,kemi bërë projektin e këtij viti ku përfshihet qendra e qytetit,agoraja dhe një zyrë private dhe po punojme për hartën topografike të qytetit si dhe planimetrinë e këtij parkut.Bashkëpunimi midis dy instituteve është një kordinim i mirë i gjithë kësaj pune kolosale.Kemi nisur vitin e tretë i cili është i fundit i këtij projekti dhe do përqendrohet ne tre tema te rëndësishme ku këtë vit medial se si ishte e organizuar agoraja gjë që vitin e kaluar nuk e dinim se si ishte.Arritëm të gjenim periudhën më të vjetër që përkisnin banesat në Antigone.Shpresojmë që të mbyllim harten topografike nëpërmjet dronit dhe GPS-it.”
Drejtori i parkut arkeologjik të Antigonesë Shkëlqim Guçe është shprehur se puna e grupeve përkatëse për gërmimet po ecin me ritme të larta duke rritur akoma më shumë dhe interesin e vizitorëve për t’u njohur me historinë që mbart ky qytet antik
Ky është viti i tretë që misioni Itali shqiptar vijon punën për gërmimet në parkun arkeologjik të Antigonesë.