• Gjirokastër

Nis puna për rehabilitimin e aksit Jergucat-Qafë e Muzinës,për një javë nga orët 21.00 -05.00 do jetë i bllokuar

Gjirokastra 12 Shtator 2023

Që prej mbrëmjes së djeshme kanë nisur puna për rehabilitimin dhe shtrimin e asfaltimit të segmentit Jergucat-Qafë Muzinë nga autoriteti rrugor shqiptar për rajonin jugor.Për një javë gjatë fazës së orarit 21.00-05.00 do bllokohet ky aks sipas një njoftimi të nxjerrë nga ky institucion në bashkëpunim me policinë rrugore.Inxhineri pranë këtij autoriteti Aristotel Noni është prononcuar lidhur me impaktin që do sjellin këto punime duke shtuar ndërkaq se në këtë segment me gjatësi 5,4 km do ketë projekt dhe më të detajuar për pjesën e investimeve të reja për të krijuar qarkullim më të mirë dhe akses më të lehtë për drejtuesit e mjeteve.